Sekretariati Shtetëror për Migracionin në Zvicër ofroi informacione si për luftën ashtu edhe për organizimin e pranimit të refugjatëve nga Ukraina.

Sipas tyre akomodimi privat dhe nismat e shoqërisë civile përbëjnë një sfidë, transmeton albora.ch.

“Sepse kërkojnë standarde dhe monitorim. Megjithatë, ky angazhim është gjithashtu “kërkon kohë për sa i përket trajtimit zyrtar. Komunat aktualisht janë duke bërë gjëra të mëdha”, thotë Niederberger.

E Christoph Niederberger, drejtori i Asociacionit të Komunave Zvicerane falënderon organizatat si Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) dhe Konferenca e Drejtorëve Social Kantonalë (SODK) për punën e tyre, por thekson se komunat aktualisht po përballen me sfida të mëdha.

“Këto sfida janë veçanërisht akomodimi i refugjatëve, shkollimi i fëmijëve ukrainas dhe komunikimi”, tha ai.

Edhe Andreas Walter, Bashkë-President i Konferencës Zvicerane të Shkollave Fillore (SVAK) dhe Shef i Zyrës së Shkollave Fillore të Kantonit të Solothurnit theksoi se sipas Kushtetutës Federale, të gjithë fëmijët kanë të drejtën elementare për arsimim. Kjo vlen edhe për fëmijët nga Ukraina. Ai nuk përjashton përfshirjen e mundshme të mësuesve ukrainas.

Ai vlerëson strukturat e pavarura dhe të decentralizuara lokale që kanë mundësuar që disa fëmijë të pranohen shpejt në klasat e shkollave lokale./albora.ch/

Marketing
Marketing