Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky, ka thënë se ndërsa shenjat fillestare nga bisedimet e paqes ishin “pozitive”, ato nuk “ndalin” shpërthimet e predhave ruse.

Marketing

Në një fjalim televiziv Zelensky tha, se vendi i tij mund t’i besojë vetëm rezultateve konkrete të çdo negociate, transmeton albora.ch.

Zelensky u zotua gjithashtu se Ukraina nuk do të zvogëlojë “përpjekjet e saj mbrojtëse” përballë një ushtrie ruse që ka ende potencial të rëndësishëm për të kryer sulme të mëtejshme.

Për më tepër, Zelensky shprehu kujdes në lidhje me njoftimin e Rusisë se po ndal operacionet pranë Kievit, duke vënë në dukje se kjo nuk do të thotë përfundim i luftimeve.

“Situata nuk është bërë më e lehtë”, tha ai. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing