Turqia nuk do t’i bashkohet sanksioneve që disa vende perëndimore kanë vendosur ndaj Rusisë për operacionin special në Ukrainë, tha të dielën ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një forum diplomatik në Antalia.
“Ne besojmë se sanksionet nuk do ta zgjidhin problemin”, tha ai kur u pyet për qëndrimin e Turqisë në lidhje me sanksionet kundër Rusisë, shkruan tbsnews.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në margjinat e forumit diplomatik se aleanca pret që të gjithë anëtarët e saj të vendosin kufizime ndaj Moskës.
Turqia ka thënë vazhdimisht se nuk kishte ndërmend t’i bashkohej sanksioneve kundër Rusisë në mënyrë që të mos dëmtonte ekonominë e saj dhe të mbante derën e hapur për një dialog me Rusinë. /albora.ch/
Lexo edhe: