Përfaqësuesi i Kinës në OKB, Zhang Jun i ka përshkruar bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës si “hapa pozitivë drejt arritjes së paqes”.

Marketing

Ai garantoi se Kina do të “luajë rolin e saj në de-përshkallëzimin e situatës midis dy vendeve”.

Tutje theksoi se Pekini i kushton rëndësi të madhe bio-sigurisë, duke nënvizuar kundërshtimin për posedimin dhe përdorimin e armëve biologjike dhe kimike nga çdo vend.

Për këtë arsye Kina bën thirrje për shkatërrimin e armëve bërthamore nga të dyja palët, si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina./albora.ch/

Marketing