Marketing

Mediumi zviceran RTS shkruan se në Zvicër, 35 persona kanë kontaktuar ambasadën në Bernë për t’iu bashkuar luftës atje.

Sipas informacioneve të Mise au Point, në mesin e këtyre vullnetarëve, tre persona janë të nacionalitetit zviceran, të tjerët janë rezidentë të huaj. Në veçanti, ka disa pjesëtarë të diasporës së Kosovës.

“Të gjithë të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen rezistencës ndaj pushtuesve rusë dhe të mbrojnë sigurinë botërore, ftohen nga autoritetet ukrainase të bashkohen me forcat e mbrojtjes”, thuhet aty, duke specifikuar se do të formohet një njësi speciale me emrin “Legion international”.

Sipas nenit 94 të Kodit Penal Ushtarak zviceran, një shërbim i tillë është i ndaluar për zviceranët pa pëlqimin e Këshillit Federal, me dënim me gjobë, ose heqje lirie për maksimum prej tre vjetësh./albora.ch/

Marketing