Një anketë e zhvilluar në Zvicër nga Srf News, tregon se shumica e zviceranëve janë pro sanksioneve kundër Rusisë, transmeton albora.ch.

Marketing

Zvicra duhet të vendosë sanksione kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, sipas një mazhorance të ngushtë në një sondazh përfaqësues nga instituti kërkimor Link, për të cilin raporton “Sonntagsblick”. Rreth 52 për qind janë në favor të pranimit të sanksioneve të BE-së, rreth një e katërta janë kundër ose të pavendosur.

54 për qind e kundërshtojnë idenë se Perëndimi duhet të ndërhyjë ushtarakisht në luftë. Vetëm 26 për qind e të anketuarve do të ishin pro. Dy të tretat gjithashtu mendojnë se Këshilli Federal duhet të luajë një rol aktiv si ndërmjetës. Dhe mbi 70 për qind thonë se Zvicra duhet të pranojë refugjatë. Pak më shumë se një mijë njerëz morën pjesë në sondazhin online./albora.ch/

Marketing