Marketing

Së fundmi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ministri i tij i Jashtëm Mevlut Cavusoglu dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë në Ankara kanë thënë vazhdimisht publikisht se Greqia po humb të drejtat e saj sovrane mbi ishujt e shumtë në Egjeun Lindor, sepse i ka militarizuar ato.

Ankaraja dërgoi gjithashtu mesazhe përkatëse në Kombet e Bashkuara, duke argumentuar se militarizimi i ishujve nuk ishte në përputhje me traktatet e Lozanës (1923) dhe Parisit (1947), transmeton albora.ch.

Erdogan kishte kërcënuar në vitin 2020. “Turqia do të marrë atë që ka të drejtë në Mesdhe, në Detin Egje dhe në Detin e Zi”.

Turqia nuk ka pretendime për territorin, sovranitetin apo interesat e vendeve të tjera.

Megjithatë, Erdogan “nuk ishte i gatshëm të bënte asnjë lëshim kur bëhet fjalë për atë që na takon”. Ai e quan projektin e tij “Atdheu blu”. Me këtë ai dëshiron të zgjerojë sovranitetin e tij në det dhe gjithashtu ta shtrijë atë në ishujt grekë.

Në notën e protestës, Ministria e Jashtme greke i cilëson deklaratat e fundit si kundërproduktive, të paligjshme dhe provokuese.

Athina i referohet anijeve të shumta zbarkuese në bregun perëndimor turk, të cilat kërcënojnë ishujt nga pikëpamja greke.

“Ajo që kërcënohet nuk është çmilitarizuar”, thotë ministri grek i mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos, herë pas here.

Sipas Athinës, Turqia mban një nga flotat më të mëdha të zbarkimit në Mesdhe në bregun e saj perëndimor, fotot ajrore në Google tregojnë portin ushtarak të pajisur mirë të Hacilar Limani në jug të qytetit të Focas.

Mosmarrëveshja mes dy vendeve ka të bëjë me pushtetin dhe burimet natyrore të sapo zbuluara. Në verën e vitit 2020, kancelarja gjermane e atëhershme Angela Merkel parandaloi një përshkallëzim ushtarak në sekondën e fundit me telefonata në Ankara dhe Athinë./albora.ch/

Marketing