Qeveria kroate po ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që kthehet në Kroaci, si pjesë e një pakete masash demografike për rigjallërimin e vendit. Por, televizioni RTL, raporton se vetëm një mërgimtar ka aplikuar tanimë një muaj prej kur shpallja është bërë publike.

Marketing

Ivan Majstoric nga Bashkimi Botëror i Rinisë, demograf Damir Strmota tha për RTL se njerëzve duhet t’iu ofrohen më shumë se para për kthimin e tyre./slobodenpecat/

“Kjo është e pritshme, të gjithë thanë se këto janë masa që nuk kanë asnjë efekt real në kthim. Të rinjtë duhet pyetur pse u larguan? Mbi të gjitha është çështje ekzistence, pune dhe gjendje e rregullt. Duhet të ofrohet shumë më tepër sesa një masë dhe njerëzit nuk besojnë më në premtime”, tha Strmota.

Sipas tij, është e rëndësishme të rregullohet klima e biznesit për investime, të përmirësohen kushtet e punës në tregun e punës, të sigurohen vende pune më të mira dhe paga më të larta, si dhe të ketë strehim dhe harmonizim të jetës familjare dhe afariste.

Majstoric beson se decentralizimi do t’i ndihmonte të rinjtë të qëndronin në komunitetet e tyre, por gjithçka kërkon vullnet politik, kohë dhe financa, si dhe dialog.

I pyetur nëse planifikonte të largohej nga Kroacia, Majstoric u përgjigj kështu:

“Unë ndoshta do të largohem nga Sllavonia përgjithmonë sepse ajo nuk mund të ofrojë një punë dhe shumica e njerëzve shpërngulen në Zagreb dhe rrethinat e tij, si dhe në bregdet”, tha Majstoric për RTL./albora.ch/

Marketing